Deputetja demokrate, Merita Bakiu, në një deklaratë për media, është shprehur se projektbuxheti i 2024, ka lënë në harresë shumë qytete sa i takon investimeve në infrastrukturë, duke sjellë rastin e Krujës.

Bakiu gjithashtu tha se qeveria, me ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, do të vendosë taksa deri në 23%, për të gjithë të vetëpunësuarit, duke goditur kështu biznese familjare.

Deklarata e Bakiut:

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Projektbuxheti që po kalon nën mjegullën e atyre që nuk e duan këtë vend, ka lenë në harresë shumë e shumë qytete përsa i përket investimeve në infrastrukturë.

I tillë është dhe rasti i Krujës. Një qytet plot histori, mundësi e potencial zhvillimi, por i ngelur jashtë vëmendjes së pushtetit qendror e lokal.

Qyteti i Krujës është në vendet turistike më të vizituara në Shqipëri, qytet që ka ruajtjur edhe traditën e artizanatit në disa zeje të kufizuara në Pazarin e Vjetër.

Por qeveria me Ligjin e ri te tatimit mbi të ardhurat, do të vendosë taksa deri në 23%, për të gjithë të vetëpunësuarit, per perpunimin e tekstileve, per konfeksionimin e veshjeve, per prodhimin e produkteve prej druri dhe dushku, per riparimet e artikujve familjar e te tjera sherbime. Në këtë formë, nga ky ligj jo vetëm qe nuk ndihmohen por goditen shume e shumë biznese familjare.

Për më tepër në projektbuxhetin e vitit 2024 jepen para për ujësjellësin e qytetit të Krujës i cili rezulton të jetë inaugurar çka tregon shumë për abuzimin që po bëhet.

Ky projektbuxhet vijon e financon në minimumin e vet pushtetin vendor të Krujës duke e kthyer në një bashki mjerane që nuk mundet të bëjë asgjë për qytetaret e saj.

Ky pra të dashur qytetarë është projektbuxheti I vitit 2024. Një projekt vjedhje i thënë më mirë! Si përfaqësuese në parlamentin shqiptar e qytetit të Krujës, i bëj thirrje qeverisë që të përfshijë në projekt-buxhetin e vitit 2024 zbatimin e projektit të rrugës Krujë-Tiranë. Është i domosdoshëm ky investim pasi Kruja e ka të domosdosshme një lidhje direkte me Tiranën. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të këtij komuniteti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re