Skip to content

Projektet transformuese të Tiranës

Një nga zonat me te zhvilluara te Tiranës dhe me plan te mirëfillte zhvillimi do te jete ajo ne pjesën e Bulevardit te Ri, ne veri te kryeqytetit. Paralelisht me ndërtimin e bulevardit po ngrihen objektet e banimit. Ndërtimet per funksione te ndryshme, për banim, rezidenca, biznese, per institucione do te zënë te dy krahët e segmentit nga zona e ish-stacionit te trenit deri pranë Bregut te Lumit te Tiranës. Interesi per investime është mjaft i madh. Nënkryetari i bashkisë Arbajn Mazniku ne nje interviste per Vizion Plus tregon se poli i ri i qytetit do te jete  zona me moderne e Tiranës.
 
Bulevardi i ri është nje nga projektet strategjike te bashkisë se Tiranës, i planifikuar per te marre formën e plote ne fillim te 2019. Ndërkaq ne muajt e pare te këtij viti, do te hapen 500 metrat e tjerë, ndërsa traseja e tij shkon deri ne bregun e lumit te Tiranës. Numri dy i bashkisë thotë se paralelisht do te vijoje gjelbërimi i te dy krahëve te lumit te Tiranës.
 
Ashtu si ne fillim ne sheshin “Nene Tereza”, edhe ne ekstremin tjetër pranë bregut te lumit do te ketë nje shesh te ngjashëm, me shkallare, kolona dhe nje hapësire te madhe per publikun. Sipas planit te zhvillimit te bulevardit te ri kjo zone e Tiranës parashikohet te kete nje popullsi prej 100 mije banoresh.