Ministri i Jashtëm kosovar Behxhet Pacolli, publikoi projektin e ndërtesave, që do të ndërtohen në Thumanë, e cila u godit nga tërmeti para 3 javësh.

Ai shkruan se projekti është gati, pas një punë me shpëjtësi rekord, dhe do të financohet i gjithi nga familja e tij.

“Të dashur miqtë e mi,

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me
apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e go ditur nga
tërmeti rreth 3 javë më parë.

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të
financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet
Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe
projektuese”, shkruan Pacolli.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit të familjes Pacolli, ndërtesat do të jenë kryesisht 3 katëshe.

Pak ditë më parë Pacolli premtoi se do të investonte 1 milionë euro për të dëmtuarit nga termeti në Thumanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re