Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka njoftuar se Shqipëria do të ketë një hartë të re për regjistrimin e pronave.

Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se falë mbështetjes së BE-së dhe projektit me 5.7 milionë euro në Shqipëri do të përmirësohet siguria ligjore si dhe do të promovohen më shumë investime të huaja.

Postimi i plotë:

Falë ndihmës së Bashkimit Europian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milionë euro, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

Thanks to the help by #EU, #Albania will have a new map of property registration. With its € 5.7M, the #EUforPropertyRights Programme will improve legal certainty & promote more foreign investments. This is a crucial reform for thepeople and for Albania’s integration. https://t.co/PDwZFkU96e

— Luigi Soreca (@LSorecaEU) September 14, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re