Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi reaguar në lidhje me projektet për ishullin e Sazanit, ku pritet të investojë dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

Bardhi tha në një konferencë për mediat se PD në parim mbështet investimet e huaja, por duhet transparencë dhe garë e hapur në përputhje me ligjin.

Lexo edhe :Related Posts

“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga PD. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka patur.  Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Bardhi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re