Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit ndodhen sot para IKMT për të kërkuar më tepër shpjegim në lidhje me banesat e tyre, të cilat do të prishen për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Ata kanë tentuar që të futen brenda ambienteve të këtij institucioni për të folur me përfaqësues të IKMT.

Njëri prej banorëve tha se përditë po u bëjnë presion, që të lirojnë banesat e tyre, në të kundërt do të gjobiten me 20 milionë lekë.

Rikujtojmë se prej muajsh këta banorë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë akuzuar bashkinë dhe qeverinë se është devijuar projekti i Unazës së Madhe, dhe për rrjedhojë do të shemben edhe disa banesë, që nuk kanë qenë në projektin e parë.

“Na bëjnë presion, ose do lironi banesat ose do merrni gjobë prej 20 milionw lekësh”– u shpreh një prej banorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re