Në një intevistë për ABC News nga Podgorica ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dha detaje të marrëveshjes së firmosur për ndërtimin e urës së Bunës.

“Projekti për urën e Bunës, – tha Balluku do të menaxhohet nga FSHZH, ndërsa shtoi se projekti do të hartohet nga Shqipëria, ndërsa investimi do ndahet mes dy shteteve.

“Kur është folur për vlerën e projektit 9 mln euro është folur për një projekt jo të hedhur në letër, një dëshirë dhe një kosto e përafërt sipas syrit të ekspertëve në atë kohë. Sot flasim për një projekt të mirëfilltë, projekt fillestar inxhinierik, i cili nxjerr këto kosto që flasim sot.

Nuk do I referohesha kostove, ne nuk e kemi ende një projekt të maturuar, por një projekt inxhinierik I detajuar që arrin të nxjerrë kosto të mirëfillta duhet ta bëjmë në muajt në vijim. Është Shqipëria që do prodhojë projektin, investimi i urës prej 300 m do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy vendeve, sic kanë dakordësuar sot edhe ministrat.” u shpreh Balluku për ABC News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re