Drejtori i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Besmir Beja në një intervistë për Panorama TV ka komentuar draft propozimin e qeverisë për “Arbitrazhin” brenda republikës dhe jashtë saj, ku tha se kjo e fundit do të jetë një formë zgjidhje mosmarrëveshje.

Beja tha se vendi ynë ka rregulla për zgjidhjen e çështjeve me Arbitrazh, ku kryesisht komuniteti i biznesit do të mund ta përdorë këtë ligj për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe se do të jetë Gjykata e Apelit ajo e cila do të luajë rolin e saj për njohjen dhe zbatimin.

Pjesë nga biseda:

“Arbitrazhi është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, palët mos të jenë peng e procedurave ligjore. Çështjet në Arbitrazh janë më tepër të natyrës tregtare. Marrëveshja mund të jetë e çfarëdoshme.

Qeveria vjen me një draft për Arbitrazhin pas çështjes Becchetti, a i penalizon palët e treta?

Nisma është e hershme, ka filluar në 2019 kërkon bashkëpunim dhe pëlqimin e të gjithë palëve të interesuara. Të gjitha palët e interesit janë bërë pjesë e propozimit, nisma nuk e prek çështjen e Becchetti zgjidh vetëm çështjet kombëtare. Palët zgjedhin vendet e ndryshme për procedurat e Arbitrazhit, ky ligj nuk rregullon vetëm çështjet që zhvillohen në Shqipëri. Kur palët zgjedhin që mosmarrëveshjet do të zgjidhen në vendin tonë. Është ligj i rëndësishëm, Shqipëria ka rregulla për zgjidhjen e çështjeve me Arbitrazh, pra ne përmes këtij ligji i japim mundësi komunitetit të biznesit për ta përdorur si instrument për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Kemi rregulla që duhet të ndjekë një vendim i arbitrazhit për t’u zbatuar në Shqipëri. Do të jetë Gjykata e Apelit që do luajë rolin e saj për njohjen dhe zbatimin.

Modeli ku jeni bazuat?

Ka një ligj ku jemi bazuar që përdoret dhe nga vendet e afërta me ne Kosova e Serbia, kemi marrë në konsideratë dhe Italinë e Francës, jemi përpjekur të gjejmë dispozitat më të mira që mund të zbatohen në vendin tonë. Me hyrjen në fuqi të ligjit, mund të zbatohet.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re