Për Akademikun Artan Fuga projektligji për ndryshimet në Akademinë e Shkencave i propozuar nga dy deputetë socialistë, është formuluar në mënyrë të gabuar.

Në një intervistë për Panorama TV, ai është shpreh se ka kërkuar që të jetë në komision për ta diskutuar këtë gjë. Fuga ceku kriterin e moshës për drejtuesit e ASH.

“Nuk është çështje emra të përveçëm. Unë nuk i shoh të lidhura. Nuk është fjala që unë të di nëse deputeti Petro Koçi tremet nga prania ime apo jo. Është një projektligj i formuluar nga dy deputetë të Partisë Socialiste. Unë mendoj që nuk ka asgjë për t’u trembur. Unë nuk insistoj dhe ka kërkuar të jem në komision të diskutohet.

Thuhet se deri tani kreu i Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë më shumë se 75 vjeç. Më thoni ju mua është një ndryshim kur zgjatet mosha kur një kryetar që duhet ketë edhe energji dhe mosha e pensionit të një profesori është 68-vjeç ne të kemi edhe kryetar akademie deri në 80-vjeç. Nuk ka asnjë sens. Logjika nuk e pranon. Kjo është gjë e thjeshtë fare”, deklaroi Fuga.

Ai shtoi se ky projektligj shkel të paktën 10-15 ligje në fuqi. Fuga u shpreh i bindur se do të marrë pjesë në Komision për të diskutuar në lidhje me këtë çështje dhe për këtë gjë nuk mund ta pengojë asnjë nga deputetët.

“Unë i qëndroj deklarimeve të mia. Kam shprehur dëshirën për të kandiduar. Në këtë fazë unë kam tre objektiva. Objektivi i parë është t’i tregoj deputetëve që projektligji që ata propozojnë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Bie ndesh me të paktën 10-15 ligje në fuqi. Në momentin që në komision do thirrem, sepse nuk mund të shkelin të drejtat qytetare, kam marrë një shkresë nga Kuvendi që kërkesa ime është konsideruar e drejtë edhe unë do të marr pjesë. Ajo nuk është shtëpia e asnjë prej deputetëve që të thotë që në shtëpinë time nuk do vish për vizitë. Koçi ka bërë një lapsus të jashtëzakonshëm me atë që ka thënë. Modeli i Akademisë së Shkencave sot nuk është ai që duhet”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re