Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se ndryshimi i tij mbi amnistinë penale nuk ndryshon. Gjatë fjalës së tij në mbledhje e Kuvendit Zgjedhor të degës nr.9, Basha nënvizoi se PD ofron mbështetje ndaj SPAK, por nuk do të lejojë që të lirohen të arrestuarit për korrupsion.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kutpojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale”, tha ai.

Më herët, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se Basha po përdor politikisht projektligjin për amnistinë, duke moslejuar që shqiptarët që meritojnë ta përfitojnë, të bashkohen me familjet e tyre, mes të cilëve edhe të arrestuarit gjatë protestave të opozitës.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re