Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në i për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka folur në lidhje me projektligjin e Aministisë, për të cilin thotë se do të zgjidhë mbingarkesën e të dënuarve dhe të paraburgosurve në burgje.

Manja tha se ka më shumë sesa duhet kapacitet, nëse i referohen standardeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu ministri tha se u është kërkuar të mbyllin institucionet e vuajtjeve të dënimit që janë të kohës së komunizmit dhe shtoi se kanë një masterplan për ndërtimin e strukturave të reja akomoduese sipas standardeve të BE-së.

“Sa duhet të ishte numri i të dënuarve dhe të paraburgosurve për të pasur trajtim dinjitoz sipas standardeve të BE-së?  Jemi +190 të paraburgosur dhe të burgosur më shumë se ç’kemi kapacitete Nëse ne sot kemi 5518 të paraburgosur dhe të dënuar, kapacitetet janë +190 më shumë. Referuar standardeve të BE-së, kemi kapacitete, por sipas standardeve nuk duhet të kishim këtë numër të paraburgosurish. 2204 janë të dënuar, 30% maksimumi i standardit, duhet të kishin 600-700 të paraburgosur. Jemi diku te 2500 persona të burgosur më shumë sesa standardet e BE-së. Prandaj amnistia në këtë moment, përveç parimeve të tjera, do të na shërbejë të krijomë një mundësi të menaxhimit si duhet të këtij sistemi. Rregullorja e përgjithshme e burgjeve ka disa standarde që na i heq mundësinë për të vepruar sipas standardeve.

Dua t’u bëj me dije dhe deputetëve, vazhdojmë akoma që gjysma e institucioneve janë të regjimit komunist. Kërkohet mbyllja gradualisht e këtyre institucioneve. Deri në fund të shkurtit është kërkuar mbyllja e burgut të Tepelenës.  Kemi mbyllur katër vitin që iku, por gradualisht kërkohet mbyllja.

Këtu vijmë te pyetja tjetër, çfarë masash mendon të marrë qeveria për të adresuar këtë? Sigurisht duhet të kemi struktura akomoduese sipas standardit të BE-së, por zgjidhja nuk nget ndërtimi i burgjeve të reja.  Jo çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Edhe masat alternative për të burgosurit. Për ata që dënohen deri në 5 vjet, ka alternativa. Shërbimi i provës është një zgjidhje. Duhet të kemi një qasje tjetër, si mbikëqyrja elektronike. Kodi i ri Penal është një zgjidhje afatgjate.

Kemi një masterplan të cilit akoma s’e kemi kaluar në qeveri, lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy tre struktura të reja”, tha Manja.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re