Skip to content

Projektligji për “Aviacioni civil” shkakton debate në Kuvend/ Balluku: Duhen më shumë punonjës

  • 16/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil” nuk synon punësimin e patronazhistëve por të punonjësve që kanë eksperiencë në aviacion.

 

“Ky është një ligj bazuar në të gjitha rregulloret ndërkombëtare. Aviacioni Civil ka ekspansion sot, ka aeroporte të reja dhe kompani të reja. Duhen më shumë punonjës dhe nuk i marrim dot nga Ministria e Financave dhe as nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Na duhet t’i marrim nga navigimi ajror”, tha Balluku.

 

Por ministrja u kundërshtua nga deputetja demokrate, Dhurata Çupi e cila tha se e gjitha po bëhet për të krijuar mundësi punësimi për patronazhistët.

 

 

“Njëlloj siç janë pilotët vajza dhe djem që kanë mbaruar në Tuluzë apo në Torino dhe duan të kthehen të punojnë në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë ata duhet të futen me status specialisti, ndërkohë që janë me status eksperti. Ne kemi hapur vetëm dyert e aviacionit civil. Nuk bëhet fjalë për patronazhistë, por për ekspertë të aviacionit, të cilët duhet duhen futur në industri sepse i kemi dhe na i bllokon ky ligj”, u përgjigj ministrja Balluku.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë