Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se projektligji për legalizimin e kanabisit bëhet në mënyrë që kryeministri Edi Rama të shpërblejë trafikantët e drogës që e kanë ndihmuar në zgjedhje.

Komentet Balliu i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se ministrat dhe deputetët e PS-së, presin që të kalojë ligji për kanabisin dhe të hapin dyqanet dhe plantacionet me drogë.

“Interesi është një dhe i vetëm, përfitimi i njerëzve të qeverisë. Këta duan të monopolizojnë dhe qartësojnë se kush do të jenë pronarët e kanabisit në Shqipëri. Në krijimin e ligjeve, krahasimi me shtete të tjera është i gabuar. Siç funskionon tregu i lirë në një shtet, nuk funksionon në një shtet tjetër. Ne nuk e kemi infrastrukturën e sigurisë në Shqipëri.

Ne jemi në një vend ku një familje bën zap një vend të tërë. Nemi në një vend ku nëse ti bën denoncim për diçka, vijnë të dhunojnë e të kërcënojnë me jetë. Ky ligj është mënyra si Rama shpërblen narkotrafikantët që e ndihmojnë atë në zgjedhje. Në këtë kontekst, po ti referohemi studimeve, çfarë ka ndodhur në vendet ku kultivohet kanabisi? Është rritur varësia ndaj drogës, etj. Ne këtu nuk jemi në një siguri as kibernetike, këtu ska siguri.

S’ka siguri për jetën. Nuk ka as infrastrukturën dhe as arsye pse duhet bërë. Nuk ka asnjë kriter kufizues përsa i përket kultivimit të kanabisit. Nuk ka kritere kufizuese në ligjin e tyre. Ata presin që ligji të kaloje dhe ministrat të hapin dyqanet me drogë, plantacionet me drogë.

Mua më shqetëson një fakt tjetër. Kjo është një qeveri e kapur në flagrancë në disa vjedhje. Kjo është një qeveri e cila është kapur në flagrancë duke vjedhur vota dhe zgjedhje dhe vijon të qëndrojë në pushtet. Është absurde.

Këto afera korruptive dhe paratë me këto afera shërbejnë për tu pasuruar këta monstra dhe një pjesë e tyre shkojnë për të vjedhur votat. Një qeveri e tillë nuk mund të rrijë kurrë në pushtet. Shikoni ju se çfarë drame njerëzore kanë bërë ndaj qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Balliu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re