Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka diskutuar ditën e sotme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Lojërat e Fatit” në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur edhe njëherë kundër këtij ligji, duke kërkuar që “Lojërat e Fatit” të jenë monopol i shtetit.

 

Sipas tij nëse tregu i lojërave të fatit do të ishte 100% monopol i shtetit nuk do të linte hapësira për të futur duart organizatat kriminale, pasi ligji aktual lë shumë hapësira.

 

“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet”, deputeti Braçe. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re