Projektligji për shtetësinë ishte fokusi i diskutimeve gjatë seancës plenare të kësaj së enjteje. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit propozoi që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të pajisen me nënshtetësi shqiptare pa qenë e nevojshme t’i nënshtrohen testimeve të historisë apo gjuhës shqipe.

 

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

 

Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet”, tha ai.

 

Balla e konsideroi realizimin e këtij propozimi si diçka historike për vendin dhe mbarë shqiptarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re