Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar votën pro projektligjit për sistemin e adresave, duke thënë se është i domosdoshëm për bizneset dhe qytetarët.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se shpresonte që t’i shkohej deri në fund dhe me aktet nënligjore.

“Ne të opozitës fjalët kemi, gjë tjetër s’kemi as për të ndryshuar rendin e ditës e gjërat. Nuk dua të ndalem në debatin e kolegëve sepse po t’i hymë kësaj gjëje kushedi kur mbarojmë.

Dy fjalë kisha për ligjin e adresarit, ju përgëzoj për këtë gjë, është një nga iniciativat që pritet më shumë nga të gjithë, sidomos nga start up-et, duke marrë parasysh se çdo gjë është e digjitalizuar.

Adresari është një nga gjërat më të domosdoshme që e kanë sot jo vetëm bizneset, por dhe nga qytetarët.

Fatkeqësisht është i vonuar. Duke vënë një nr për çdo apartament apo pronë, është një risi shumë e madhe.

A jam skeptike për realizimin e saj? Skepticizmi ecën krah për krah dhe uroj që grupi i punës t’i shkojë deri në fund dhe me aktet nënligjore, sepse është e domosdoshme për start up-et e reja që sjellin shumë të rinj.

Doja të deklaroja votën time pro dhe do të doja të ecnim shpejt” , tha Kryemadhi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re