Pronat e dhëna me qira 1 euro do të mund të privatizohen nga subjektet që i kanë në përdorim me kontratë.

Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave përcakton procedurat dhe rregullat që duhet të ndiqen për shitjen e pronës shtetërore të marrë me qira sipas kontratave “1 euro/kontrata”. Në këtë rast janë parashikuar kushtet se kur aplikohet kërkesa për blerjen e një prone shtetërore e marrë me kontratë 1 euro si dhe rregullat që do të ndjekë ministria përgjegjëse për ekonominë për monitorimin e këtyre kontratave.

Sipas projektligjit, “Në rast se nga informacioni zyrtar i marrë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës rezulton se objekti i kontratës së qirasë me tarifë 1 euro/kontrata nuk është në regjistrat kadastralë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse, trualli do të shitet nga struktura për shitjen e pronës publike dhe lidhja e kontratës bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil, pasi të jetë bërë pagesa e plotë sipas vlerësimit të objekteve, bazuar dhe në vendimin e Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës”.

PROCEDURA

Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin për përfshirjen në procedurë privatizimi të pronës shtetërore, objekt kontrate të dhënë me qira me tarifë 1 euro/kontrata, me sipërfaqe mbi 500 (pesëqind) m2 , përpara përfundimit të kontratës së qirasë”. Neni 34 që shtohet në vendim e vitit 2014, parashikon kushtet që duhet të plotësohen për t’u aplikuar kërkesa nga ana e qiramarrësit të pasurive shtetërore mbi 500 m2 të dhëna me qira sipas kontratave me tarifën “1 euro/kontrata”.

Konkretisht, kur prona shtetërore ka përmbushur kriteret ligjore dhe objekt i kontratës është vetëm trualli, subjektit i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë, sipas procedurës së mëposhtme: Në këtë rast, drejtoria përgjegjëse për monitorimin e kontratave, pasi ka marrë miratimin e ministrit, në zbatim të akteve nënligjore në fuqi për fillimin e procedurave të privatizimit të drejtpërdrejtë, e përcjell dosjen te struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike për vijimin e procedurave. Dosja duhet të përmbajë: kontratat dhe anekset e kontratave të qirasë me tarifë 1 euro/kontrata, shoqëruar me dokumentacionin kadastral, genplanin dhe procesverbalin e dorëzimit, aktmonitorimet e qirasë, urdhrin e ministrit përgjegjës për ekonominë për miratimin e vlerës së investimit dhe fillimin e procedurave të privatizimit të drejtpërdrejtë së pronës shtetërore, objekt i kontratës së qirasë.

VLERA E PRONËS

Struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike i drejtohet Agjencisë së Trajtimit Pronave për të marrë konfirmimin, nëse ka pronar me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave dhe çmimin e truallit objekt privatizimi. Pas marrjes së konfirmimit nga ATP-ja, ministri përgjegjës për ekonominë emëron ekspertin vlerësues të pasurisë, të licencuar, i cili harton genplanin e pronës, objekt kontrate me tarifë 1 euro/kontrata dhe përcakton vlerën e pronës.

/Gazeta Panorama

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko