Procesi i prokurimit publik ka një rol mjaft të rëndësishëm si mekanizmi nëpërmjet të cilit synohet mirëadministrimi i fondeve publike.  Ai kërkon përcaktimin e rregullave të posaçme për menaxhimin e fondeve shtetërore, me qëllim minimizimin e kostove të panevojshme në buxhetin e shtetit dhe përputhjen e çmimit me cilësinë e mallit, shërbimit apo punës së kërkuar.

Qëllimi i Ligjit të Prokurimit Publik është:

  1. të rrisë efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga autoritetet kontraktore;
  2. të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale;
  3. të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;

ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;

  1. të sigurojë  një  trajtim  të  barabartë  dhe  jodiskriminues  për  të  gjithë  operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;
  2. dh) të sigurojë integritet,  besim  publik  dhe  transparencë  në  procedurat  e  prokurimit publik.

Ndër partimet bazë të prokurimit publik janë:

  • Trajtimi i barabartë
  • Parimi i mosdiskriminimit
  • Parimi i njohjes reciproke
  • Parimi i propocionalitetit
  • Parimi i transparencës

Ndërsa të gjitha parimet janë të rëndësishme, parimi i transparencës është drejtpërdrejtë i lidhur me luftën kundër korrupsionit.

Parimi i transparencës imponon detyrimin e trasparencës së Autoritetit Kontraktor në kryerjen e një procedure prokurimi dhe dhënien e një kontrate publike, imponon publikimin e planeve për dhënien e kontratave; imponon publikimin e dokumenteve standarde të tenderit dhe njoftimin e kontratës.

Parimi i transparencës bazohet në VKM Nr. 918, datë 29.12.2014, “Pёr  kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike”, i ndryshuar. Kjo transparencë kryhet përmes Sistemit elektronik të prokurimeve publike www.app.gov.al, buletinit të njoftimeve publike, regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe regjistrit të realizimit të prokurimeve publike. Gjithashtu, dokumentet e tjera që hyjnë në respektimin e parimit të transparencës janë:

  • Publikimi i njoftimit të fituesit
  • Publikimi i ndryshimeve të dokumenteve të tenderit
  • Vendimet e marra gjatë një procedure prokurimi dhe rezultatet
  • Anulimi i procedurës
  • Njoftimi i kontratës së lidhur
  • Formulari i realizimit të kontratës
  • Sistemi elektronik i prokurimeve

Ky shkrim është publikuar në kuadër të projektit “Nxitje transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit në prokurimet publike në shëndetësi”, i cili zbatohet nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur. Qëllimi i këtij shkrimi është informues. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re