Njëra prej kandidateve për deputete që kanë aplikuar në platformën e PS, që u prezantua sot nga kryeministri Rama është Albana Hana.

Ajo rrëfeu se është vajza e një prokurori të nderuar, Xhevat Hanës, njeriut që dërgoi nga bankën e të akuzuarave ish oficerët e SHIK që rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën, që sot nuk jeton më, dhe do të mundohet që të çojë para emrin e tij.

“Jeni pak arrogant”, aplikantja për deputete në PS ia thotë troç se çfarë nuk i pëlqen tek ai, kryeministri Rama bën reagimin epik: Bindjet e mia i mbroj me çdo kosto!

“Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar. ” – tha Albana në prezantimin e saj.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Albana Hanës. kandidate për deputete për PS për zgjedhjet e 25 prillit që t’i thotë çfarë defekti shikon tek ai.

Ajo tha se PS duhet të mbajë më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. “PS është shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve plangprishës. Duhet ndoshta të mbajë pak më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. Unë e para”, tha ajo.

Ndërsa ndalur tek figura e kryeministrit ajo tha se ai është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe pak arrogant. “Jeni shumë i drejtpërdrejtë. Kjo është pozitive por ka edhe anën e vet negative. Sepse i vë njerëzit pak në ndrroje. Jeni pak arrogant”

Rama u shpreh se preferon t’i mbrojë bindjet e tij me çdo kosto dhe ndoshta ndonjëherë e bën të duket arrogant.

“E thonë shpesh. Drejtpërdrejtësia, ndonjëherë mbase me tepri. Unë preferoj të mbroj bindjet e mia me çdo kosto. Faleminderit që më në fund e nxore një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv”, tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re