Prokuroria e Krimeve te Renda shpalli moskopetencën dhe dërgoi serish ne Elbasan dosjen e përplasjes se policisë me Audin e blinduar, ngjarje e ndodhur ne shtator pranë tregut ushqimor ne Elbasan.
 
Fillimisht hetimet u kryen nga akuza e Elbasanit por më pas dosja u transferua tek Krimet e Rënda.
 
Për këtë incident policia arrestoi Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klement Xhaferrin dhe Ledio Zabelin si dhe shpalli në kërkim Suel Çelën. Ky i fundit nuk u ndalua pasi provat e grumbulluara, gjurmët e gishtërinjve të gjetura në automjetin e blinduar Audi i përkisnin Enea Bekteshit dhe jo Suel Çelës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re