Prokuroria e Krujës ashtu sikundër kishte paralajmëruar, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krujës për lirimin nga burgu të anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin, në sekretarinë e gjykatës dhe për këtë çështje është njoftuar dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që pritet që në vijim Prokuroria e Përgjithshme të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Vendimi për lirimin nga burgut të Endrit Dokles, u dha nga gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove.

Hoxha mësohet se ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re