Prokuroria e Kukësit ka konfirskuar tre pasuritë e Fatjon Dauti, i cili njihet si krahu i djashtë i armatosur i kryedemokratit Sali Berisha. Dautaj aktualisht është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për vrasje dhe trafik droge.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka vendosur konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër, nën akuzat për trafik droge dhe pastrim parash.
Sipas njoftimit zyrtar, pasuria është konfiskuar me kërkesë të Prokurorisë, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Fatjon Dautaj u arrestua nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë” dhe ishte nën hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.
Në vijim të sekuestrimit të pasurisë së tij, Prokuroria në Kukës ka konfiskuar pasuritë e mëposhtme të familjarëve të tij:
1. Njësi banimi me sipërfaqe 100 m²;
2. Truall me sipërfaqe 64 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 64 m²;
3. Pasuri nr. 7/285-N3 me sipërfaqe 30 m².
Ky vendim vjen në kuadër të përpjekjeve për goditjen e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të fituara në mënyrë të paligjshme.
Dautaj është ndaluar dhe në Gushtë të vitit 2024 ku është kapur me armë dhe me kanabis në makinë pas një konflikti me tre persona.



