Skip to content

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës: Në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën 153 fëmijë

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 153 fëmijë ndërsa 245 të tjerë janë plagosur.

Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 859 institucione arsimore, ndërsa 83 prej tyre janë shembur plotësisht.

Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e saj e deri më tani kanë humbur jetën 153 fëmijë ndërsa 245 të tjerë janë plagosur.
Burimi: AA