Prokuroria e Pergjithshme kerkon gjurmet e gishtave te kryebashkiakut te ri te Vores Agim Kajmaku.

Ky qendrim i organit te akuzes vjen pak dite pasi PD i kerkoi zyrtarisht prokurorise qe te verifikoje te kaluaren e Agim Kajmakut ne Greqi ku selia blu pretendon qe ai ka qene i denuar.

Po ashtu PD shpreh dyshime per faktin se perse per nje periudhe te gjate kohore nga 2004 deri ne 2016 ai nuk ka shkelur ne Greqi.

Vete Kajmaku hodhi poshte akuzat duke treguar se kishte hyre ne Greqi ne maj te ketij viti por nuk dha shpjegime per periudhen kohore qe pretendon PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re