Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet burgim edhe aplikim gjykimi të shkurtuar për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

 

Veç ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj janë marrë të pandehur edhe ish-kryetari Qarkut Gjok Ndoka, ish drejtori i Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma, Bledar Cara  ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, Nikolin Shtjefni, Sokol Vocaj,  ish-regjistrues në Kadastrën e Lezhës, Gjovalin Marku, Adiona Martini dhe Juxhina Mema, ish-zyrtar të bashkisë Lezhë, Luigj Paloka topograf dhe Altin Mlikaj, përfitues i pronave të tjetërsuara.

 

Ish-kryebashkiaku i Lezhës akuzohet për shpërdorim detyre me tjetërsimin e pronave, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milion euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re