Skip to content

Prokuroria e quan të paligjshëm ndalimin për përdhunimin e jetimes, lirohet shefi i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz nga burgu

Prokuroria e Shkodrës e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e shefit të stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku, i cili u ndalua për përdhunim të një të miture jetime 5 vite më parë.

Duraku la ambientet e paraburgimit pas 24 orësh në qeli.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz.

Duraku u ndalua dje SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i akuzuar për përdhunim në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, ne prani te një psikologu.

Ndërkohë, ditën e sotme ai u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit, me vendim të Ardi Veliut.