Skip to content

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar sot 679 m2 truall te regjistruar ne shkelje te ligjit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Bëhet fjalë për një truall në zonën e Kanalit të Çukës.

 

Ky truall nga pronësi shtet ishte regjistruar në emër të dy biznesmenëve nga Saranda, të cilët aty kishin ngritur biznes.

 

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria Sarandë sekuestron 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka sekuestruar në datë 22.7.2022 një sipërfaqe prej 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës.

Në kuadër të procedimit penal, me nr. 297 të vitit 2021, regjistruar ndaj zyrtarve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë, hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë