Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe të gjitha verifikimet shtesë përsa i përket vrasjes, së Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në javën e parë të muajit shkurt, dosja do dërgohet në gjykatë, dhe do jenë togat e zeza që do të vendosin nëse do e kalojnë apo jo dojen për gjykim.
Fax news mëson se pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendi ku u vra 25-vjeçari, nuk do të dërgohet për ekspetizë të spcializuar jashtë vendit.
Ky vlersim është dhënë nga një ekspert gjerman, ku sipas tij nuk është e nevojshme që arma të dërgohet jashtë vendit. Ndërkohë mësohet se sipas ekspertizës, kjo pistoletë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Prokuroria ka dalë në përfundim se efektivi i policisë e ka vrarë me dashje të riun, pasi nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur. Prokuroria është në fazën fundore të hetimit për Nevaldo Hajdarajn dhe pritet që pas komunikimit të akuzës, të kërkohet edhe veçohet hetimi për pistoletën “enigmatike”.
/faxweb