Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Deri më tani janë arrestuar pesë zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe një është lënë me arrest shtëpie.

Ndërkohë dy të tjerë ende nuk janë kapur. Veprat e hetuara mësohet se janë “mashtrim me pasoja të rënda”, neni 143, “kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”, neni 172, “fshehje të ardhurash” neni 180, “shpërdorim detyre neni” 248 i Kodit Penal.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re