Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së Gledion Rahovica. Kërkesa është firmosur nga shefja e sektorit te dekriminalizimit Rovena Gashi dhe është dorëzuar këtë te marte ne komisionin qendror te  zgjedhjeve.
 
Dyshohet se deputetet kane gënjyer për te kaluarën ne formularin e dekriminalizimit ne lidhje me problemet qe kane pasur ne te shkuarën me drejtësinë.
 
Për deputetin e Elbasanit organi akuzës dyshon se Aqif Rakipi ka pasur probleme me drejtësinë në Itali. Hetimet ndaj tij kanë nisur rreth 6 muaj më parë. I kontaktuar nga Vizion Plus, Rakipi tha se nuk ishte arrestuar asnjëherë dhe se nuk kishte dijeni për pretendimet e Prokurorisë.
 
Ndërsa për deputetin e LSI-së në Berat Gledian Rahovica, organi i akuzës pretendon se ai është arrestuar për vjedhje, por ka përdorur emra te tjerë te padeklaruar .
 
Pas kërkesës se prokurorisë, pritet vendimi qe do te marre KQZ  ne lidhje  me dy deputetet. Ndërkohë qe me herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar kërkesën e organit te akuzës për ti hequr mandatin kryebashkiakut te Tepelenës, Termet Peci dhe atij te Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re