Prokuroria ka kërkuar 6 vite burgim për Rozeta Dobin, e cila akuzohet për vjedhjen e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave. Mbi Dobin, rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhes me pasoja të rënda dhe vjedhjes më shumë se një herë.

Në sallën e gjyqit, teksa u njoh me akuzat e prokurorisë, Rozeta Bobi mohoi t’i ketë vjedhur paratë, teksa tha se Alda Klosi i ka kërkuar që t;i mbajë ajo në banesë për të akuzuar ish bashkëshortin dhe më pas do ja kthente.

Lexo edhe :Related Posts

 “Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit. Atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do  ja ktheja tek shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë të keqe, unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços, varsja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkeshortit tim të ndjerë.

Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkeshortin e saj”, tha Rozeta Dobi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re