Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, dhe shtetasit Mark Frroku dhe Durim Bami.

 

Të pandehurit akuzohen për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.

 

Për shkak të gjykimit te shkurtuar, dënimi për këta shtetas do të ulet me 8 muaj burg.

 

Pritet që vendimi përfundimtar për të akuzuarit të jepet me 4 korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re