Prokuroria ka kërkuar burg për Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela të cilat akuzohen si se kanë  bashkëpunuar me Tire Alldervishaj për t’u marrë para familjarëve të pacientëve me Covid-19.

Burg është kërkuar edhe për sanitaren Rukije Hoxhaj. Në seancë infermieria Sidorela Çela ka shpërthyer në lot duke thënë se ka dy fëmijë të mitur.

Kujtojmë që dy ditë ma parë janë arrestuar katër persona që ndalin lekët me Tiren, 3 infermiere dhe një sanitare.

Bëhet fjalë për Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela edhe sanitarja Rukije Hoxhaj. Këto emra kanë dalë nga telefoni i Tire Alldervishaj dhe pas hetimit të mesazheve që sanitarja ka shkëmbyer me këto punonjëse, është zbuluar se kanë bashkëpunuar për t’u marrë para familjarëve të pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re