SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme dënimin me 12 vjet heqje lirie për ish-truprojën e Saimir Tahirit. Por, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, ky dënim ulet në 8 vjet.

 

Hekuran Marku është akuzuar për trafikimin e 1 ton kanabis drejt Italisë, në kohën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri.

 

Marku u arrestua në Gjermani, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Më pas, shteti gjerman vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re