Partia Demokratikë  Lezhë ka ankimuar në Gjykatë vendimin e Prokurorisë për mosfillimin e proçedimit penal për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

Sipas sekretares së PD-së  Lezhë, Alfrida Marku, përsonat e ngarkuar për adiministrimin e proçesit zgjedhor kanë kryer veprimë të kundraligjshme, por ajo thekson se prokuroria nuk ka vepruar ende për të hetuar këtë çështje, pavarësisht se ka patur prova të mjaftueshme të veprës penale.

Denoncimi në Prokurori për parregullsi të proçesit zgjedhor për pushtetin lokal u bë 9 muaj më parë nga Partia Demokratike,  por organi i akuzes nuk i nisi asnjëher  hetimet nën argumentin se nuk ka indicie të mjaftueshme për kryerjen e një vepre penale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re