Kanë nisur hapat e parë procedurial mbi hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas dorëzimit të mandatit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje shoferin e Tahirit, Gentian Cekën, mbi relacionet e tij me shefin që i shërbeu për 4 vjet.

Ceka është pyetur edhe mbi rastin “Sota”, përkatësisht biznesmenit Orest Sota, i cili u kap para disa muajsh me një sasi të madhe parash cash në makinë, ku ndodheshin edhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm.

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro. Ndërkaq, një skuadër operacionale e policisë prej ditësh ka vënë nën vëzhgim ish-ministrin e Brendshëm, Samir Tahiri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re