Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për rastin e ekstradimit në drejtim të Italisë të Nezar Seitit. Vendimi për ekstradimin u mor nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017.
 
I konsideruar si financieri i grupit “Habilaj”, Seiti u ekstradua një ditë më parë përmes aeroportit të Rinasit i shoqëruar nga dy agjentë të antidrogës italiane. Kjo pasi ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj firmosi kërkesën e autoriteteve te vendit fqinj. Por krahas vendimit të shkallës së pare ndaj  Nezar Setiti, ekziston edhe një masë sigurimi arrest me burg, pasi u kap gjatë operacionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 ton kanabis.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re