Prokuroria e Tiranës vendos mosfillim hetimi per ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ai dha dorëheqjen si gjyqtar dhe ndaj tij u nderpe vetingu. Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kallëzoi penalisht Imerajn per fshehje pasurie. Padia u depozitua ne Prokurorinë e Përgjithshme, e cila e kaloi per kompetence ne Prokurorinë e Tiranës.

 

Vendimi për mosfillim te hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Imeraj erdhi per shkak te mungesës se provave ne kallëzim, si dhe per mungese te elementeve te veprës penale. Vendimi i Prokurorisë i është njoftuar ndërkohe komisionit, si dhe vete ish-gjyqtarit Imeraj. Ky është rasti i pare kur prokuroria rrezon nje kallëzim te KPK-se.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re