Home SHQIPERIA Prokuroria rrëzon kallëzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve

Prokuroria rrëzon kallëzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve

0
Prokuroria rrëzon kallëzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prokuroria ka vendosur të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit te Dosjeve pas kallezimit të bere ndaj ketij institucioni nga Ilir Meta.

Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta paditi pranë organeve të drejtësisë Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit për 6 shkelje ligjore, që sipas tij, kanë bërë anëtarët e këtij institucioni, duke ia përmendur emrin në shkresat drejtuar Kuvendit, si i lidhur me Sigurimin e Shtetit gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Meta ka mohuar lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit, duke theksuar se ka marrë çertifikata të pastërtisë nga komisioniet shtetërore dhe nga Autoriteti i Dosjeve.

Nga ana tjetër, institucioni ka deklaruar se akuzat e Metes janë të pabazuara e dashakeqe.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë