Burime nga prokuroria bëjnë me dije për Fax News se për sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin dhe deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është regjistruar procedim penal.

Sipas burimeve të sigurta nga akuza mësohet se nuk ka prova të mjaftueshmee ndaj tyre për tu vënë nën akuzë.

Pritet që kërkesa e prokurorisë të dërgohet edhe në gjykatë për të rrezuar policinë e cila ka ngritur ndaj tyre akuzat e organizimit dhe manifestime te paligjshme dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse.

Sipas burimeve të Fax News, prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Të dy do të thirren nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit lidhur me të gjitha zhvillimet e ndodhura në selinë e PD ditën e hënë në 8 janar ku u panë edhe skena dhune.

Nga të dyja palët ka pasur akuza të ndërsjellta sa i përket shfaqjeve të dhunës. Ish kryeministri Sali Berisha tha se protestuesit kishin shkuar për të demonstruar paqësisht dhe ishin provokuar duke u sulmuar nga brenda selisë së PD-së.

Ndërsa Lulzim Basha deklaron vazhdimisht se protestuesit ushtruan dhunë duke shkatërruar ambientet e selisë blu me qëllim për të sulmuar edhe demokratët demorkatë që ndodheshin brenda.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re