Prokuroria ka shkuar mëngjesin e kësaj të martë ne seline e Partisë Demokratike për të marrë materialin audio që u publikua nga selia blu një ditë më parë.

 

Në këtë audio përgjim pretendohej se Agron Xhafaj bisedonte me një bashkëpunetor për trafik kanabisi.

 

Materiali është marrë në dorëzim nga oficeri I policisë gjyqësore Bleart Flaka dhe pritet që organi i akuzës të hetoje nëse përgjimi audio është apo jo autentik.

 

PD kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj duke pretenduar se ai ka penguar mos ekstradimin drejt Italisë të vëllait të tij që është dënuar me 7.2 vjet burg për trafik droge ndërsa vetë Agron Xhafaj pas publikimit të materialit audio reagoi duke kallëzuar penalisht tre deputetet e PD, Alibeaj, Bardhi dhe Salianji me pretendimin se zëri në këtë audio përgjim nuk është I tiji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re