Prokurorja Antoneta Sevdari, doli sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, për konfirmimin e saj në detyrë.
Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.
Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen gjatë shqyrtimit të çështjes.
Vendimi i Kolegjit për prokuroren Sevdari do të jepet në datën 19 shkurt.
