Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila  ngriti akuzat ndaj Françesko Beketit, vijon të jetë e bindur se biznesmeni Italian ka konsumuar veprat penale për të cilat është akuzuar në Shqipëri.

Në një prononcim për MCN, Sevdari sqaron se në këtë përfundim ka dalë pas një pune të madhe.

“Unë vazhdoj të këmbëngul se kam ngritur akuza të drejta! Jam tërësisht e bindur dhe çdo gjë e kam bazuar vetëm në një punë të jashtëzakonshme me shumë përkushtim! Që ai është hajdut ndërkombëtar, e di gjithë bota!”

Beketi kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi Prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash.

Antoneta Sevdari tashmë është përjashtuar nga sistemi, edhe pse kaloi shkallën e parë të vetingut.

Shkak për këtë u bë pasuria e pajustifikuar e bashkëshortit të saj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi, ndonëse ajo ishte zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re