TIRANE – Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela kërkon nga oficerët e policisë gjyqësore dosjet që po hetohen. Përmes një urdhëri që mban datën 20 korrik, Prela kërkon informacion të specifikuar nga çdo oficer i policisë gjyqësore për procedimin penal, datën e regjistrimit, vepra që po hetohet, emri i personit dhe masën e sigurisë nëse ka.

Gjithashtu kërkohet emri i prokurorit që po drejton hetimet për dosjen, datën e urdhrit të delegimit dhe mendimi për kohën e përfundimit të hetimeve. E pazakontë në këtë kërkesë është se Prela nuk ua kërkon informacionin vetë prokurorëve, por vartësve të tyre.

Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po hetohen dosje të bujshme; si çështja Tahiri, eurot e kapura në Durrës, “dëshmitari X”, apo kokaina prej 613 kg kokainë që u kap në Maminas.

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re