Fëmija i parë që erdhi në jetë për vitin 2023 është vajzë.

 

Promisa lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë sapo akrepat e orës shënuan mesnatën.

 

Ndërsa një minutë pas ndërrimit të viteve në jetë erdhi Orjoli, një djalë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.

 

Dy foshnjet e shëndetshme u vizituan mëngjesin e kësaj të diele nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila dorëzoi edhe bonusin e bebes për ta.

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Jam sot këtu për  të dhënë me kënaqësi bonusin e bebes për fëmijët e parë të vitit 2023. Që prej fillimit të këtij programi në vitin 2019 janë rreth 159 mijë të porsalindur qëkanë përfituar nga bonusi i bebes. Ne do të vazhdojmë me programet tona për mbështetjen e fëmijëve.”

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama uroi jetë të gjatë për dy të porsalindurit përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar edhe me fotot e bonusit për ta.

 

Nga mesnata dhe deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë erdhën në jetë 11 bebe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re