Aktorët, regjisorët si dhe autorët e rinj, të cilët më parë nuk kanë pasur mundësi të venë në skenë një vepër të tyren tanimë do ta kenë këtë mundësi me mbështetjen nga teatri eksperimental.

 

Kjo mbetet sigurisht një sfidë krijuesit e rinj, të cilët do të jenë përballë një publiku që është i prirur të ndjekë më tepër shfaqjet, pjesë e të cilave janë emra të njohur të teatrit.

 

TOBIAS XHAXHIU

AUTOR

“Prej vitesh hapësira për të rinjtë ka qenë e limituar në skenat shqiptare dhe thuajse e pamundur. Mundësia që jep teatri eksperimental është një shtysë si të themi dhe një dritë në fund të tunelit në të cilën ti mund të shohësh dhe të vraposh dhe të japësh më të mirën tënde dhe pse jo t’i japësh publikut një frymë dhe një qaje të re drejtë artit skenik.”

 

 

Prej 16 projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar 8 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 8 të asaj të huaj. Një pikë e rëndësishme në këtë nismë është promovimi i krijuesve, që do të jenë pjesë e tregut në të ardhmen.

 

 

SARA SMAJA

REGJISORE

 

“Festivali mendoj unë që erdhi në momentin e duhur për shumë arsye, pasi jeta artistike sidomos për të rinjtë ishte vakur shumë në Shqipëri në përgjithësi.. Mendoj se këta të rinj janë e ardhmja, mbase jo të gjithë por shumica do të futen në treg shumë fuqishëm.”

 

 

“Elektroshok” është premiera që ka çelur siparin e kalendarit artistik të Teatrit Eksperimental “kujtim Spahivogli” në Tiranë, dhe do të vijojë të shfaqet edhe përgjatë fundjavës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re