Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të martë një takim me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e cila vitet e fundit është angazhuar për të promovuar mikëpritjen shqiptare.
Takimin e njoftoi vetë presidenti në një postim në “Facebook”, ku theksoi se ishte impresionuar nga puna e artistes kuvajtiane.
“Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen. I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike. Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë.



