Zhaneta Lamce është një zonjë e cila prej 15 vitesh përballet me dyert e drejtësisë për pronat e saj që ajo pretendon se i janë rrëmbyer me ndihmën e pushtetit.

Behet fjale për një pronë në Maliq të Korçës, të cilën ajo e ka trashëguar nga gjyshi isaj, i cili u ekzekutua nga komunistët në vitin 1945.

Kjo pronë thotë zonja Lamçe përfshin dhe ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq, që tashmë me urdhër qeverie të dalë pak ditë më parë i është dhënë për shfrytëzim biznesmenit Gjergj Luca.

Për këtë arsye, ajo është konsultuar me avokaten e saj dhe ka vendosur që tashmë të denoncojë në SPAK edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas zonjës Lamce, kryetari i bashkise se Maliqit është i përfshirë në këtë skeme për marrjen e prones së saj dhe dhënien te biznesmeni Luca.

Lamce thekson ndër të tjera se toka është trashëgimi e saj, të cilën e ka njohur dhe Komisioni i Kthimit të Pronave dhe kjo VKM e dalë para pak ditëshështë e parregullt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re