Profesori, Gëzim Boçari ka qernë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me problemin e pronave të tij të cilat edhe pse është pronar legjitim, nuk ka arritur t’i gëzojë.

Boçari tha se ashtu si shumë persona të tjerë, edhe pronat e tij sot ishin të zaptuar nga persona të tjerë, ndërsa shtoi se i vetmi person që mund të bënte diçka për këtë pjesë me fuqinë që i jep posti ishte kryeministri, Edi Rama.

Por Boçari u shpreh gjithashtu se ky i fundit ishte tradhëtar pasi nuk ishte marrë seriozisht me problemin e pronave ashtu siç kishin bërë kryeministrat në vende të tjera të rajonit.

“Ndjej keqardhje për këta që janë drejtues të politikës që pjesën më të madhe i njoh. Janë në rrugën e tradhëtisë kombëtare. Sot në dorë zgjidhjen e ka vetëm kryeministri Edi Rama. Duhet të mos ketë kundërshtimin edhe nga kryetari i opozitës. Dua t’i them Ramës që je tradhëtar, urdhëro ballë për ballë që ta zgjoj dhe të kuptojë se po bën tradhëti kombëtare. Sepse prona është atdheu. Çfarë ka ndodhur në këto 30 vite? Mbi 10 mijë të vrarë për shkak të hakmarrjeve. Kjo është politika e Cubrilloviçit e zbatuar pas viteve 90. Në vende të tjera, këto probleme u rregulluan sepse palët politike e dëshironin diçka të tillë. Ndërsa në Shqipëri qëlluan të gjithë palët politike njëlloj, ku të gjithë thonë “po” dhe bëjnë “jo”– u shpreh Boçari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re