Skip to content

Pronarët e autobusëve kundërshtojnë vendndodhjen e terminalit, përplasen me policinë


Drejtues dhe pronarë autobusësh janë grumbulluar sërish këtë të martë jashtë ambienteve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku kërkojnë të hyjnë në mbledhje për të ngritur shqetësimin e tyre lidhur me vendndodhjen e terminalit të autobusëve, i cili pritet të vendoset në hyrje të qytetit.

Në një moment është shënuar tension, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda sallës së mbledhjes, por janë ndaluar nga Policia Bashkiake.

Si pasojë, është njoftuar edhe Policia e Rendit. Aktualisht, pronarët e autobusëve ndodhen ende jashtë ambienteve të këshillit, në pritje për t’u lejuar të hyjnë brenda.

Njëri prej pronarëve të autobusëve u shpreh se ata nuk janë kundër një terminali, por kundër vendndodhjes së propozuar.